Turqia "lë me gisht në gojë" strategët e Tiranës: Zgjerimi i Greqisë në Jon nuk ndikon Egjeun

Postuar në 21 Janar, 2021 20:52

Në Tiranë pati përpjekje që të interpretonin zgjerimin e ujërave territoriale detarenga Grëqia, si politikë që do të irritonte Ankaranë. Në fakt nga sa njofthet sot, Turqia ka bërë të qartë se zgjerimi i kryer në detin Jon nga Athina, nuk ndryshon asgjë në regjimin e detit Egje. 

Zgjerimi në 12 milje i ujërave territoriale në detin Jon nga Greqia arrin në jugun e gadishullit të Peleoponezit dhe nuk afekton detin Egje në asnjë mënyrë

është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hamdi Aksoy.

Ai ka shtuar se Turqia nuk do të pranojë asnjë ndryshim në Egje që do të prekte regjimin e lundrimit. Gazeta turke “Hurriyet” i bën një interpretim të vetin edhe komenteve të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, sipas të cilit Greqia do të zgjerohet edhe në zona të tjera detare. Sipas gazetës komentet e tij janë për konsum të brendshëm, pasi Bashkimi Europian injoroi kërkesat e Greqisë për sanksione ndaj Turqisë për shkak të aktiviteteve detare të kësaj të fundit në Mesdheun Lindor.

Këto qëndrim synojnë po ashtu të zhvendosin vëmenndjen e publikut pak ditë para diskutimeve mes të dyja vendeve që pritet të zhvillohen në Stamboll më 25 janar. 

Për sa i takon Shqipërisë, mesazhi i Turqisë është i qartë: Në Jon, luajmë sa për diversion.

Ata që u përpoqën të luajnë luftërash në mediat shqiptare, do të duhet të vazhdojnë të lëpijnë gishtin që u mbeti në gojë. Kuptohet pasi ta kenë dezinfektuar për shkak të pandemisë. Ndërkohë mund të mendojnë se çfarë ka premtuar në Athinë Edi Rama...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.