KE heq asistencën teknike për Skavicën

Postuar në 20 Janar, 2021 14:37

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Europian ka njoftuar heqjen e asistencës teknike nga 1 janari i këtij viti. Në një komunikim zyrtar me Ministrinë e Infrastrukturës, KE shpjegon arsyet e tërheqjes së mbështetjes për këtë projekt.

Pas vendimit të qeverisë për të ndjekur investimin jashtë mbështetjes së Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe për ta tërhequr atë nga lista e prioriteteve të Planit Ekonomike të Investimeve të Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, kemi marrë vendim për të tërhequr mbështetjen teknike nga 1 janari 2021

KE i kërkon qeverisë shqiptare të mos ndajë asnjë rezultat të prodhuar nga asistenca e deritanishme teknike.

E kuptojmë që autoritetet shqiptare po tregojnë interes për të marrë rezultate të prodhuara nga asistenca teknike deri në fund të vitit të kaluar. Megjithatë do të inkruajojmë të mos ndanit rezultate, sikurse nuk janë aprovuar nga BERZH-i. Duke pasur parasysh që asistenca teknike ka të bëjë me projektin për një digë në shkallë të gjerë, çdo problem që lind nga kjo situatë potencialisht mund të ketë pasoja serioze

Në qeshor të vitit të shkuar, Rama prezantoi HEC-in e Skavicës dhe njoftoi se hidrocentrali do të ndërtohet 100% me financim nga shteti. Ndërtimi i HEC-it pritet që të kapë shumën e 500 milionë eurove, 350 milionë llogariten për ndërtimin dhe 150 milionë të tjera për shpronësimet dhe infrastrukturën. Nuk dihet si do të operojë qeveria shqiptare me këtë projekt dhe nëse kryeministri Rama ka negociuar gjatë vizitës në SHBA që HEC-in e Skavicës ta ndërtojë një kompani e njohur amerikane me përvojë në investimet në Shqipëri. Nëse ky skenar do të vërtetohet, atëherë bëhet fjalë për një luftë të pashpallur BE-SHBA për këtë projekt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.