Sondazhi/ Qasja e europianëve ndaj SHBA reflekton problemet e vetë BE-së

Postuar në 19 Janar, 2021 16:23

Tridhjetë e dy për qind e evropianëve thonë se pas zgjedhjes së presidentit Donald Trump në 2016, amerikanëve nuk mund t’u zihet më besë, sipas një sondazhi të ri.

Megjithatë, opinioni ndryshon nga shteti në shtet. Në sondazh, gjermanët kanë rezultuar më mosbesues ndaj amerikanëve: 53 për qind e të anketuarve thanë se ishin dakord se nuk mund t’i besohet Amerikës pas Trump-it.

Ndërsa hungarezët dhe polakët janë më “të ngrohtë” në raport me Amerikën. 56 për qind e hungarezëve dhe 58 për qind e polakëve thanë që sistemi politik amerikan funksionon mirë ose mjaftueshëm.

Kjo qasje e hungarezëve dhe polakëve reflekton në njëfarë mënyre edhe problemet që këto dy vende kanë pasur me Unionin, mjafton të kujtojmë veton që ato vunë në fund të dhjetorit për buxhetin e rimëkëmbjes së Bashkimit Europian.

Më shumë se 60 për qind e të anketuarve në sondazhin me 15 000 të pyetur në 11 vende evropiane, thanë se sistemi politik amerikan ishte "plotësisht" ose "disi i thyer".

Sondazhi është porositur nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe të kryer në nëntor dhe dhjetor pas zgjedhjeve të SHBA-ve në 2020 nga Datapraxis dhe YouGov.

Tetëdhjetë e një për qind e britanikëve, 71 për qind e gjermanëve dhe 66 për qind e francezëve thanë se sistemi amerikan është prishur.

Pesëdhjetë e nëntë për qind e të anketuarve thanë se besonin se Kina do të bëhet më e fuqishme se SHBA brenda 10 viteve - dhe mes të pyeturve, shumica do të dëshironte që vendi i tyre të qëndronte neutral në një konflikt të mundshëm midis Uashingtonit dhe Pekinit ose Moskës.

Ndërkohë, skeptikë ka edhe për BE-në. Thonë se Unioni është përmirësuar shumica e të pyeturve në të gjitha vendet, përveç Hungarisë, Holandës dhe Spanjës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.