Facebook dorëzohet, do t'i bindet ligjit të ri të Turqisë

Postuar në 18 Janar, 2021 22:28

Pak javë pasi Turqia paralajmëroi sanksione në rast se Facebook nuk do të respektonte ligjin e ri në vend, rrjeti social është dorëzuar. Facebook  ka njoftuar emërimin e një përfaqësuesi ligjor në Turqi. Rrjeti social amerikan, së bashku me kompanitë e tjera të mëdha dixhitale, si Twitter dhe YouTube, ishin ndëshkuar me gjoba në vlerë miliona dollarë për mosrespektim të ligjit, në fuqi që nga tetori. OJQ-të dhe opozita turke e kanë kundërshtuar këtë ligj.

Nëse Facebook nuk do t’i bindej ligjit turk, ai rrezikonte ndalimin e reklamave dhe një ulje deri në qershor të gjerësisë së bandës deri në 90%, ekuivalente me një ndërprerje të konsiderueshme.

Si disa kompani të tjera të prekura nga ligji, ne kemi vendosur të fillojmë procesin e emërimit si përfaqësues të një personi juridik në Turqi, në përputhje me rregulloret e reja", citojnë mediat turke kompaninë amerikane.

Përveç emërimit të një përfaqësuesi, përgjegjës për përmbajtjen dhe heqjen e saj brenda 48 orëve me kërkesë të autoritetit gjyqësor, ligji turk parashikon që platforma me mbi një milion vizitorë unikë në ditë të katalogojë të dhënat e përdoruesve në serverat lokalë, çka ka ngritur shqetësime për privatësinë.

Ligji është mbështetur fuqimisht nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili, megjithë popullaritetin e tij të madh në këto platforma, nuk i ka kursyer kurrë kritikat ndaj mediave sociale që nga përdorimi i tyre në protestat anti-qeveritare të vitit 2013 në Parkun Gezi.

Pak ditë më parë, Erdogan i nxiti turqit të heqin dorë nga WhatsApp-i dhe të përdorin Telegramin ose aplikacionit turk të mesazheve, Bip.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.