Pritja e veçantë për Ramën në Turqi. Kështu u prit edhe Bujar Nishani në vitin 2016(video)

Postuar në 15 Janar, 2021 13:25

Nuk dihet për cilat arsye ka bërë përshtypje në disa media pritja zyrtare që iu bë Edi Ramës në Turqi. Edhe dje në emisionin “Open”, kjo pritje u trajtua gati si me zili ndaj Kryeministrit që nuk e fshehu trukun se kjo pritje ishte posaçërisht për meritat e tij.

Mirëpo kjo dalldi nuk ka ndonjë gjë të vërtetë. Sepse në vitin 2016 me një ceremoni të ngjashme u prit edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Madje presidenti turk, Erdogan tregoi njerëzinë e vet duke ndihmuar Nishanin që asokohe kishte disa probleme shëndetësore.

Ku qëndron vallë kjo pritje e veçantë për Edi Ramën?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.