Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta...Por jo kjo!

Postuar në 12 Janar, 2021 15:24

Lulzim Basha duket se ka gjetur një togfjalësh elektoral që sikur ngjit: Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta

Sigurisht është një lloj devize që implikon përgjegjshmëri kur jep votën dhe thotë se qeveria që është tani nuk është për qytetarët. E vërtetë. Qeveria e z. Rama është për vete. Ky ka qenë pazari i socialistllarëve që në fillim me këtë vend. Problemi qëndron tek opozita dhe z. Basha në kuptimin se me marifetet e këtyre 8 vjetëve asgjësuan besimin e shumë njerëzve tek alternativa. Z. Basha e di shumë mirë pse, ndonëse nuk ka qejf ta vërë në dukje.

Por edhe sot që flasim, z. Basha nuk ka dhënë garancinë se nuk do të ketë në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë bashkëqeverisje me socialistët dhe Edi Ramën. As me këtë të fundit kryeministër, as me dikë tjetër. Përndryshe askush nuk ka pse të lodhet e të shkojë të votojë. Ne e dimë që PD-ja është katastrofë në mënyrën më të plotë, por së paku presioni publik, ai që është, do të duhet ta kufizojë moralisht që të mos e kapërcejë sërish ylberin dhe më 26 prill të përqafohet me timonierin dhe deklaron se këtë e bën për të mirën tonë.

E jep dot këtë garanci zoti Basha? Sigurisht që jo. Sepse ai është përfaqësues i denjë i relativizimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.