E bëri çorap edhe punën e vaksinës

Postuar në 12 Janar, 2021 13:53

 Kryeministri ia ka dalë që të ngatërrojë mbarë vendin edhe me një zhvillim që teorikisht do të duhet të ishte pozitiv siç është vaksinimi kundër CoVid-19. Përtej diskutimit se vendi i origjinës është konfidencial për shkak të kërkesave të larta, qeveria nuk mund të mbajë të fshehtë dërgesën, llojin e vaksinës dhe mënyrën sesi ajo transportohet.

Sot mediat kanë publikuar deklaratën doganore ku zbulohet vendi i origjinës dhe nuk përjashtohet që kjo të jetë lëshuar nga vetë burimet zyrtare për të mbajtur lajmin në krye të titujve. Mirëpo në deklaratë thuhet se vaksinat kanë ardhur dorazi dhe një gjë e tillë shton dyshimet mbi atë se çfarë ka ndodhur. Nga ana tjetër, Agjencia Telegrafike Shqiptare publikon “foto-lajm” e vaksinës Pfizer në frigoriferët e Institutit të Shëndetit Publik, -80 gradë celcius me mbishënimin: Vaksinë e sigurtë në kushte të sigurta.

Të krijohet ideja se këta soj njerëzizh të kombësisë "Zyrtarë" rrojnë e trashëgojnë me deviza dhe citate duke helmuar edhe atë pak shpresë që ka mbetur vetëm e vetëm se për kompleks a dredhi duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ç’nevojë kishte e gjithë kjo sorrollatje? Apo për të na thënë se Edi ka lidhje të forta? Mjerë ne për katandinë ku jemi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.