Kushtet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe kushtet ndaj Shqipërisë

Postuar në 11 Janar, 2021 13:36

Bullgaria i ka shtuar Maqedonisë së Veriut 12 pika si kusht për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Kështu bëhen dy vende që kanë kushte të shtuara për anëtarësimin, duke lënë mënjanë Serbinë për të cilën përflitet përherë se në finale do ta ketë kusht njohjen e Kosovës.  Dhe duke lënë mënjanë edhe Kosovën të cilës i vihen kushte nga më absurdet si lëshimi i territorit.

Vendi dytë(i pari) është Shqipëria jonë e dashur, kjo zhele e shkalafitur në brigjet e dy deteve. Më 24 mars 2020 u vendos hapja e negociatave me BE-në, por negociimi i kapitujve të këtij procesi u kushtëzua me 15 kushte shtesë. Kushte të cilat nuk kanë të bëjnë me kërkesa specifike apo pretendime të një vendi fqinj. Kanë të bëjnë me kërkesa rigoroze që lidhen me funksionimin e shtetit si të tillë, institucioneve dhe zbatimin e të drejtave.

Sepse nëse Maqedonia e Veriut e ka të pamundur të bëhet pjesë e BE-së pa zgjidhur pretendimet historike dhe identitare të Bullgarisë e më parë të Greqisë, Shqipëria edhe mund të pranohet e qeverisur nga rrugaçë dhe hajdutë, por jo me rregullat e tyre. Një lajm ky në vetvete çerek i mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.