Vdekjet nga CoVid-19 jashtë kujdesit intensiv, Ministria greke e Shëndetësisë ua hedh fajin mjekëve

Postuar në 10 Janar, 2021 22:22

Zëvendësministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis, ka bërë fajtorë për vdekjet nga Covid-19 mjekët dhe jo kapacitetin e ezauruar të kujdesit intensiv. Kontozamani i ka kthyer përgjigje një faqeje të profilizuar në sistemin shëndetësor, iatronet.gr, në lidhje me lajmet se "80% e vdekjeve të pacientëve me Covid ndodhën jashtë njësive të kujdesit intensiv.

"Të gjithë pacientët kishin qasje në kujdesin intensiv dhe kriteri për pranimin e tyre nuk ishte mjaftueshmëria ose jo e shtretërve, por bashkërendimi dhe zgjedhjet e bëra nga mjekët e spitalit."

Në fund të dhjetorit, Vassilis Tsaousidis, profesor në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin Demokrit të Thrakisë, bëri një analizë mbi këtë çështje:

"Gjatë shpërthimit të valës së dytë të pandemisë në vjeshtë / dimër, ndërsa presioni në spitale u rrit, numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv nuk ndoqi në mënyrë lineare evolucionin e numrit të të infektuarve. Përqindja e pacientëve të pranuar në ICU dhe atyre që vdiqën është relativisht e qëndrueshme dhe normale që nga fillimi i pandemisë. Në proces, megjithatë, ndërsa presioni u rrit, një përqindje në rritje e pacientëve filluan të qëndrojnë jashtë këtyre njëisve dhe përfundimisht numri i pacientëve jashtë tyre dhe vdekjet u rritën në mënyrë eksponenciale. Përqindja e atyre që përfunduan pa u pranuar në spital dukej se kalonte 80%”,shkroi Tsaousidis në analizën e tij.

Bazuar në të dhënat e Organizatës Kombëtare të Shëndetësisë EODY, të azhornuara të premten, numri i pacientëve Covid-19 të larguar nga spitali që nga shpërthimi në fund të shkurtit 2020, është 950 dhe numri i të vdekurve CoVid-19 është 5 195. Sipas Tsaousidis, 4 013 pacientë me Covid vdiqën nga 27 tetor - 27 dhjetor 2020. Ndërkohë, në të njëjtën periudhë lanë spitalin 580 pacientë.

Duke qenë se vdekshmëria e pritur në kujdesin intensiv është rreth 50% (apo edhe 60%), numri i përgjithshëm i pacientëve që kanë qenë aty është 1,900 (950 shërime dhe 950 vdekje). Kështu, 3 200 pacientë duket se kanë humbur jetën jashtë spitalit, vë në dukje Tsaousidis. Trajtimi i rasteve të rënda jashtë njësive të kujdesit intensiv duket se ka qenë në rendin e ditës, veçanërisht në Selanik, ku këto njësi funksionuan për një kohë të gjatë me kapacitet 99% në nëntor dhe dhjetor. / Keeptalkinggreece.com / 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.