OBSh: T'i jepet fund marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19

Postuar në 09 Janar, 2021 00:45

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje dje që t’i jepet fund praktikës së marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19. Drejtuesi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka vënë në dukje faktin se për shkak të kësaj praktike, vendet me të ardhura të mesme ose të ulëta nuk po arrijnë do të aksesojnë tregun e vaksinave.

Vendet e pasura kanë shumicën e furnizimeve

tha ai gjatë një raportimi në Gjenevë.

Aktualisht Pfizer dhe Moderna, apo edhe AstraZeneca kanë përfunduar marrëveshje me vende të caktuara, ndërkohë që nisma shumëpalëshe, COVAX ka mbledhur deri më tani 6 miliardë dollarë nga 7 që kishte parashikuar për të mundësuar shpërndarjen e vaksinës në 92 vende me pak ose aspak mundësi blerjeje.

Infektimet janë përhapur në 210 vende që nga dhjetori 2019 dhe në total kanë prekur 88 milionë njerëz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.