Ministrja e Infrastrukturës raporton nga Dubai për përmbytjet në Shqipëri

Postuar në 08 Janar, 2021 21:23

Përmbytjet në disa zona të vendit pas disa ditësh reshje intensive mblodhën sot Komitetin e Emergjencave.

E zhvilluar online, mbledhja bëri bashkë kryeministrin, krerët e disa ministrive dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile.

Në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, raportoi nga Dubai, ku ndodhet për një vizitë pune.    

Doja të ndalesha tek kaskadat. Numri i prurjeve është 4290 metra katrorë për sekondë. Është mirëmenaxhuar situata në kaskadën e Drinit. Kemi nisur nga puna që para 10 ditësh. Kemi qenë të përgatitur për të marrë masat e duhura. E kemi gjetur padyshim të përgatitur veten dhe sot kaskada ka parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës", tha ajo.

PS: Në foto njoftimi i KQZ për vizitën e Ballukut në Dubai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.