Amerika e ndarë përtej emrit të Trump

Postuar në 07 Janar, 2021 13:27

Goditja e orkestruar nga Donald Trump ndaj Capitol Hill, pra ndaj një rezultati elektoral të certifikuar nga insititucionet, ka kapur në befasi Perëndimin, vetëbesimi i të cilit në vlerat e veta ka krijuar përshtypjen se e Mira e kësaj bote është strehuar përfundimisht aty. Në një seri daljesh publike, kongresmenë dhe senatorë, përfshi edhe njerëz të njohur kanë folur për një sulm ndaj demokracisë, duke përkufizuar kështu një ndarje të re artificiale mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre që e kanë gabim.

Me të njëjtën mënyrë kanë folur edhe liderë të vendeve të tjera demokratike, duke vëë gishtin mbi një fajtor: Donald Trump. Mirëpo problemi është shumë më i thellë. Siç vinte re dje ish-presidenti Baracka Obama përballja që u ezaurua në Capitol Hill nuk ka të bëjë thjesht me zgjedhjet dhe një njeri, por me një frymë të krijuar në vite nga ai që e quante Ekosistemi republikan.

Dhet vënë në dukje se teksa njerëz të ndryshëm po flasin për demokracinë, krahu i Donald Trump është tubuar rreth devizës “Amerika e para”, çka në fakt përcakton një ndarje shumë të thellë, e cila do të shtohet pikërisht pse mesazhi për demokracinë është shndërruar si hipotekë e një elite dhe jo një atu e një shoqërie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.