Qeveria hap vitin me lajmin e vaksinës anti-CoVid-19. Mbetet autorizimi...

Postuar në 01 Janar, 2021 15:06

Kryeministri Edi Rama ka nisur vitin e Ri me politikë duke njoftuar arritjen e marrëveshjes me Pfizer për dorëzimin në Shqipëri të 500 mijë dozave të vaksinës anti-CoVid-19. Një marrëveshje që patjetër është arritur më parë, por z. Rama e ka lënë për 1 janar për të luajtur me hapjen pozitive të një viti që është edhe elektoral.

Ju njoftoj se kemi siguruar 500 mijë dozat e para nga Pfizer. Shopingu im në Nju Jork ka përfunduar me sukses. Kemi dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga Pfizer. Sasia e autorizuar menjëherë. 10750 dozat e para do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. Mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë. Ndërkohë që edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza. Ju bëj me dije se kemi garantuar edhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për 9000 doza në gjysmën e re të janarit

tha z Rama.

Në vetvete lajmi është i mirë, sidomos në kushtet ku jemi. Mirëpo çështja këtu është se përpara sesa vaksina të aplikohet në popullatë ajo duhet të marrë autorizim nga autoritetet përgjegjëse. Për të gjitha vaksinat që tanimë përdoren kundër CoVid-19, e cila është një sëmundje infektive, në çdo vend është marrë autorizimi nga agjencitë kombëtare të barnave dhe në këtë kuadër edhe Shqipëria do të duhet që formalisht të lëshojë autorizimin përkatës.

Në kuptim të legjislacionit shqiptar, vaksina hyn te barnat imunologjike për të cilat lëshohet autorizim dhe duhet të ketë një dosje të provës klinike. Mbetet për t’u parë sesi do të procedohet, ndonëse pak ditë më parë zv. Ministeja Rakacolli deklaroi se garanci për vaksinat janë autorizimet e lëshuara në vendet e origjinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.