Parashikimi: Irani nis goditjet ushtarake ndaj objektivave amerikane më 19 janar

Postuar në 01 Janar, 2021 15:52

Një ish-kolonel i shërbimit sekret të ushtrisë izraelite, Dr. Mordechai Kedar, ekspert për çështjet arabe, shkruan sot në një opinion të publikuar në faqen online të Qendrës për Studime Strategjike Begin-Sadat se Irani do të godasë ushtarakisht më datë 19 janar 2021. Sipas ekspertit në fjalë, regjimi iranian ka gjasa të ndërmarrë operacione ushtarake një ditë para se Donald Trump të dalë nga skena dhe ndoshta edhe “nga historia”. Trump është presidenti që më shumë se gjithë të tjerët para tij ka poshtëruar botërisht regjimin e Teheranit, me të paktën dy akte: vrasjen më 3 janar të vitit 2020 të Qassem Soleimani, njeriu që vendosi dominimin e Iranit mbi vendet arabe dhe më pas, vrasjen me gjasë nga izraelitët të Mohsen Fakhrizadeh, konsideruar si njeriu kyç i programit bërthamor iranian.

Hakmarrja iraniane nuk do të nisë nga territori iranian por nga dy, ndoshta tre nga shtetet satelite të Iranit: Jemeni, Iraku dhe Siria – në mënyrë që Teherani të mos inkriminohet drejtpërdrejtë dhe të demonstrojë kontrollin nga Irani të këtyre vendeve, pavarësisht përpjekjeve të amerikanëve dhe izraelitëve për ta sabotuar atë. Operacioni do të kryhet nga “forcat lokale çlirimtare” – që do të thotë milicitë Shiite të orkestruara nga forcat Kuds, që ishin vegla e Soleimanit. Mund të supozohet se “këshilltarët” iranianë do të jenë të pranishëm dhe aktivë në vendlëshimet e raketave dhe dronëve që mund të drejtohen kundër ambasadës amerikane në Bagdad dhe bazave amerikane në Irak dhe Siri e ndoshta edhe ndaj objekteve saudite të instustrisë së naftës, atyre të Emirateve të Bashkuara dhe Bahreinit duke nënvizuar paaftësinë e aleatit të tyre të ri, Izraelit

shkruan autori.

Në thelb ky është një parashikim për ndezje konflikti në një rajon ku administrata amerikane e Trump përmbysi status quonë duke bashkuar të pabashkueshmet. Është e paqartë se çfarë do ta motivonte Iranin në këtë aventurë, përpos rivendosjes së nderit të humbur që në politikë do të thotë Autoritet. Sipas Kedar, janë plane të tilla që shpjegojnë shtimin e pranisë amerikane në Gjirin Persik këto 3 javët e fundit, ndërkohë që nga SHBA ka disa lëvizje drejt Izraelit si p.sh vizita e Shefit të Shtabit, gjeneral Mark Milley që takoi edhe kryeministrin izraelit Netanyahu.

Ne do të veprojmë në partneritet përballë çdo skenari në frontin iranian

është shprehur pas këtij takimi, ministri izraelit i Mbrojtjes, Gantz.

Autori vë në dukje se pozicioni i aleatëve arabë të SHBA është shumë delikat, pasi çdo operacion ushtarak do të dëmtonte rëndë industrinë e tyre të naftës dhe turizmit. Për këtë arsye, nuk përjashtohet që sulmi amerikan të kryhet me B52 nga ishulli I Diego Garcias në oqeanin indian. Kjo është në fakt luftë kundër një vendi që mesa duket nuk e dëshiron kush në pozitën aktuale. As arabët, as Turqia që ka ambicie të tjera në Mesdheun verior, as edhe Rusia që pajtohet me Iranin dhe Turqinë deri në pikën e kundërshtimit efektiv të Perëndimit në rajonet përkatëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.