Vaksinimi i anëtarëve të Kongresit para stafit mjekësor krijon konfuzion në SHBA

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 12:30

Qëkur anëtarëve të Kongresit u është ofruar vaksina, në SHBA është hapur debati nëse nëse politikanët e meritojnë injeksionin para zgjedhësve të tyre, veçanërisht mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë të frontit.

Vaksina u vu në dipozicion të Kongresit rreth një javë para Krishtlindjes, pasi Këshilli i Sigurimit Kombëtar njoftoi që Kongresit do t'i jepen doza të vaksinës për të mbrojtur "vazhdimësinë e operacioneve qeveritare".

Megjithatë, ekspertë të sëmundjeve infektive thonë se vendime të tilla sfidojnë shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe rekomandimet e shëndetit publik.

"Nëse mjekët konsideroheshin përparësi për të mbajtur vendin në këmbë, atëherë ata duhet të merrnin vaksinën në mënyrë që të jenë të shëndetshëm dhe të gatshëm për t’u shërbyer të tjerëve", tha dr. Simone Ëildes, një mjek i sëmundjeve infektive në South Shore Health në Massachusetts.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive dhe anëtar i task forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, i cili do të vazhdojë të këshillojë Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Biden, gjithashtu ka nxitur secilin anëtar të vaksinohet sa më shpejt.

"Në të vërtetë, është çështje sigurie", tha Fauci gjatë një interviste të martën në Fox News.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një dalje dypalëshe të senatorëve dhe përfaqësuesve, të cilët të thonë se nuk do ta bëjnë akoma vaksinën - jo se janë të shqetësuar për sigurinë e saj - por sepse ata duan t’ua lënë radhën të tjerëve.

Përfaqësuesi demokrat, Ilhan Omar, i Minesotës, tha se ishte "e turpshme" për anëtarët e Kongresit të merrnin vaksina përpara punëtorëve të vijës së frontit dhe deklaroi se aivetë do të priste. Senatorët republikanë, Ted Cruz i Teksasit, Rick Scott nga Florida dhe demokrati Tulsi Gabbard nga Haëaii kanë premtuar secili veçmas të njëjtën gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.