Skema Ponzi e Robert Allen Stanford, Zvicra pranon kthimin e 150 mln$ në SHBA

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 23:41

Ministria zvicerane e Drejtësisë njofton kthimin SHBA-ve të 150 milionë dollarë të bllokuara në llogari bankare të ish-financierit amerikan Robert Allen Stanford. Ky i fundit është dënuar me 110 vjet burg për mashtrim dhe sipas palës zvicerane dënimi i tij permanent bëri të mundur çlirimin e fondeve drejt SHBA, ku deri më tani janë transferuar 50 milionë dollarë.

Stanford përfaqëson rastin e dytë më të rëndë të mashtrimit financiar në SHBA pas skemës Ponzi të drejtuar nga Bernie Madoff dhe mashtrimi i tij arrin në 7.2 miliardë dollarë në dy dekada. Paratë në fjalë janë transferuar nga Stanford përmes fondeve të veta të zeza asociuar pranë bankës së njohur Societe Generale. Kjo e fundit ka luftuar ndër vite për të pastruar emrin e vet dhe shkarkuar përgjegjësitë që rrjedhin nga akuza se nuk ka përmbushur detyrimet e veta kundër pastrimit të parave kur pranoi shumat e derdhura nga Stanford. 

Zvicra do të kryejë transferimin e shumës deri në fund të vitit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.