Deti u shit...edhe në dhjetor

Postuar në 26 Dhjetor, 2020 18:02

Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar disa dokumente përmes të cilave ka njoftuar edhe ata që nuk e dinë ose nuk arrijnë ndonjëherë të njoftojnë neuronet për atë që ndodh se Shqipëria ka prej dekadash shtrirje detare 12 miljesh. Rama e ka bërë këtë gjë për të kundërvepruar ndaj thirrjeve se edhe në dhjetor deti iu shit Greqisë, ashtu siç u bë në janar, shkurt e më pas.

Çështja është e thjeshtë dhe nuk mund të ngatërrohet. Vendet ushtrojnë të drejtat sipas konventave në gjatësitë detare që kanë rënë dakord. Punën e ngatërrojnë të njëjtët që arrijnë të prishin çdo proces, kur për miopi, urrejtje, inat, nxitim, apo keqdashje, në vend se të hapin debat, preferojnë të hapin panik. Dhe e bëjnë këtë me Petrit Vasilin, të cilin se merr seriozisht as Petrit Vasili. Apo me të ngjashmit e tij.

Tradhëtia nëse është provohet dhe argumentohet, nuk denoncohet me volum zëri.

Për këtë arsye janë këto sjellje dhe tipa si ky që është zëdhënës i tjetërkujt që e ndihmojnë Edi Ramën të duket si zëri i arsyes në pyllin e kopesë politike që me ligësi a miopi po do t’i thotë popullit: ta shiti detin Edi. A thua Petriti me Saliun e duan detin për Ne. A thua nuk kemi qenë ndonjëherë në Lalz ne.

Çfarë provon kjo kërriçëri e vetëdijshme politike? Asgjë më shumë sesa faktin historik se kemi mbetur Republika e vetme Popullore, ku Republika si organizim nuk ka fare Popullaritet. Ja që ndodh. Shqipëri hesapi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.