Video/France24 publikon pamje nga vrasjet në protestat e nëntorit 2019 në Iran

Postuar në 25 Dhjetor, 2020 13:32

 

France24 publikon sot pamje video nga protestat e zhvilluara në Iran në nëntor të viti 2019 që lindën si reagim i rritjes së çmimeve të naftës. Në atë kohë, qeveria iraniane bllokoi internetin dhe linjat telefonike, por përplasja është filmuar nga kamera amatore.

Media në fjalë raporton se ka analizuar 750 video amatore dhe ka realizuar një material që e quan video-investigim ku paraqiten forcat iraniane të sigurisë që qëllojnë me armë zjarri kundër protestuesve.

Pamjet janë mbledhur nga protestat në qyetet e Shahriar pranë Teheranit, në Sadra pranë Shirazit, në Marivan dhe Mahshahr. Për këto protesta, Amnesty International ka dokumentuar të paktën 304 vdekje.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.