Studio hollivudiane MGM del në shitje për 5 miliardë dollarë

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 15:02

Studio hollivudiane e produksionit, Metro Goldwyn Mayer-MGM, firmën e së cilës mbajnë filma si "James Bond" dhe "Rocky", është në shitje me një çmim prej më shumë se 5 miliardë dollarë.

MGM ka qenë në bisedime për shitje disa herë gjatë viteve të fundit, së fundmi në janar kur u zhvilluan bisedime paraprake me Netflix dhe Apple ndër të tjera, por pengesë doli çmimi.

Sidoqoftë, zhvillimet e vrullshme në industrinë streaming vazhdojnë të gjenerojnë inflacionin e madh në çmimet që dëshirojnë të paguhen për përmbajtjen e domosdoshme, dhe ekskluzivitetet e provuara globale po bëhen gjithnjë e më të pakta dhe si rezultat ka luhatje edhe në vlerat e tyre.

MGM zotëron një fond të vetin prej 4 000 tituj filmash dhe 17 000 orë programe televizive, nga "Gone with the Wind" dhe "The Hobbit", te hitet televizive si “The Handmaid’s Tale”.

Të ardhurat e vitit të kaluar ishin 1.5 miliard dollarë. Ndërsa studioja, e cila u shty drejt falimentit një dekadë më parë pas një borxhi prej $ 4 miliardë dollarësh (2.5 miliardë), ka prodhuar ekskluzivitete të reja të tilla si Rocky spin-off Creed, me protagonist Michael B Jordan, ndërsa krenohet me seritë e James Bond.

Bond është produksioni i pestë më i vlefshëm i të gjitha kohërave, me 24 filma të tij deri më tani dhe më shumë se 7 miliardë dollarë. Ai renditet pas sukseseve botërore si Marvel, Star Wars, Harry Potter dhe Spider-Man. Dhe me një bazë besnike ndjekësish në të gjithë botën, filmat mund të gjenerojnë rreth 1 miliard dollarë në arkën globale. Filmi tjetër i Bond, “No Time To Die”, dalja e fundit e Daniel Craig si 007, është zhvendosur dy herë, ndërsa aktualisht premiera e tij është planifikuar për në prill me shpresën se adhuruesit e filmit do të mund ta shohin në ekranin e madh të kinemasë.

E themeluar në vitin 1924, MGM (AKA Metro-Goldwyn-Mayer), e cila ka regjistruar sukses të madh ndër vite me filma të tillë si Magjistari i Ozit, Ben Hur dhe “Singing in the Rain”, ka ndryshuar shpesh pronësinë gjatë viteve. Pronarët kanë përfshirë manjatin e pijeve Edgar Bronfman, miliarderin e kazinosë në Las Vegas, Kirk Kerkorian, dhe themeluesin e CNN, Ted Turner.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.