BE miraton vaksinën anti-CoVid-19 të zhvilluar nga Pfizer

Postuar në 21 Dhjetor, 2020 15:31

Enti rregullator europian për Shëndetësinë ka rekomanduar sot aprovimin e vaksinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga BioNTech/Pfizer duke hapur rrugën për nisjen e vaksinimit më 27 dhjetor. Vaksina do të përdoret në moshat mbi 16 vjeç dhe sipas Agjencisë në fjalë, Komisioni Europian mund të ofrojë një autorizim të kushtëzuar marketing, që i hap dritën jeshile vendeve anëtare të BE-së për të nisur administrimin e vaksinës. Kreu i Agjencisë, Emer Cooke, e cilësoi momentin si një “arritje shkencore historike” ndonëse ka shtuar nuk është një pikë kthese për pandeminë.

Në më pak se një vit, një vaksinë do të jetë autorizuar kundër një sëmundjeje të re. Ne jemi udhëhequr nga forca e siguria e provave shkencore dhe asgjë tjetër. Vaksina përmbush standardet rigoroze të BE-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë

tha Cooke.

KE-ja ka firmosur një marrëveshje për 200 milionë doza vaksinë mRNA me të drejtën e blerjes së 100 milionë dozave të tjera që do të ndahen mes vendeve bazuar në popullsinë e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.