Vaksinimi i shpresës me një foto

Postuar në 18 Dhjetor, 2020 14:00

Greqia pritet të marrë në dorëzim partinë e parë të vaksinave anti-CoVid-19 më 26 dhjetor të këtij viti dhe si fillim do të vaksinohet personeli mjekësor dhe popullsia mbi 65 vjeç. Bëhet fjalë për rreth 2.4 milionë njerëz. Autoritet greke mendohet se do të miratojnë vaksinën Pfizer më 22 dhjetor për të hapur rrugë përdorimit të saj për imunizimin e popullsisë.

Ndërkohë kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë aplikuar për regjistrimin e vaksinës së zhvilluar prej tyre më 2 dhjetor dhe sot mediat serbe raportojnë se Agjencia e serbe e Pajisjeve Mjekësore dhe Barnave ka dhënë aprovimin e vet përmes të cilit konfirmon se vaksina është e sigurtë.

Përdorimi i parë i vaksinës në fjalë ka nisur më 8 dhjetor në Britaninë e Madhe. Vaksina është pjesë e programit COVAX ku është angazhuar edhe Shqipëria. Por deri më sot nuk ka asnjë të dhënë publike nëse kompanitënë fjalë kanë bërë kërkesë për regjistrim të vaksinës dhe vlerësim të saj nga autoritetet shqiptare.

Ne kemi vetëm një fotografi të z. Rama me CEO-n e Pfizer, por siç shihet përdorimi i vaksinës, e madje futja e saj në treg është patjetër në rrjedhojë të një procesi verifikues. E teksa vende të tjera flasin për aprovimin e saj nga agjenci të specializuara, ne na duhet të vaksinojmë shpresën me fotografitë e Edi Ramës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.