Vjosa Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

Postuar në 17 Dhjetor, 2020 13:26

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se mes dy shteteve shqiptare nuk duhet të ketë tra që i ndan.

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore mbarëshqiptare. Të ecim drejt një Kosove dhe Shqipërie, ku rinia jonë krenohet me ne për vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre", tha ndër të tjera Osmani.

Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Osmani tha se Serbia ka krye gjenocid në Kosovë dhe ftoi Kuvendin e Shqipërisë që t’i bashkohet nismës së Kuvendit të Kosovës për të mbajtur qëndrim për këto krime.

“I kam bërë thirrje Kuvendit të nderuar që t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës, që t’i bashkohet nismës së rezolutës kundër gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës. T’i bashkojmë përpjekjet tona në drejtim të drejtësisë, çdo përfaqësues shqiptar në të gjitha trojet shqiptare, të kërkojë drejtësi për viktimat që shkaktoi Serbia”, tha Osmani.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.