Pandemia, Rusia humbet 5 milionë emigrantë

Postuar në 16 Dhjetor, 2020 21:56

Gjysma e emigrantëve rezidentë në Rusia kanë lënë vendin duke konfirmuar se çfarë lloj krize ka provokuar pandemia e CoVid-19. Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar sot se 5 milionë emigrantë janë larguar ndërsa në vend kanë mbetur ende 6.3 milionë të huaj.

Normalisht në një vit në Rusi punojnë 9-11 milionë emigrant të huaj, kryesisht nga ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, por me vendosjen e karantinës një pjesë shumë e madhe nisi largimin. Një arsye për këtë është humbja e vendeve të punës; sipas sondazheve zyrtare, 3 në 4 persona që kanë humbur vendin e punës në Rusi gjatë kësaj periudhe, kanë qenë emigrant, ndërkohë që kjo përqindje te rusët është 48%. Emigrantët janë të punësuar në sektorë të cilët nuk sigurojnë dot punë në distancë, pra online.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.