Danimarka njofton ndalimin e kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut nisur nga viti 2050

Postuar në 07 Dhjetor, 2020 17:07

Qeveria daneze ka vendosur të pezullojë të gjitha eksplorimet për gaz dhe naftë në seksionin e vet në Detin e Veriut duke nisur që nga viti 2050 në përpjekje të një politike që merr në konsideratë çështjet mjedisore.

Ne po i japim fund erës së hidrokarbureve. Kjo marrëveshje është një kurs i ri, i gjelbër për Detin e Veriut, nga i cili përfitojnë të gjithë

citohet të jetë shprehur ministri danez për Klimën, Dan Jorgensen.

Danimarka që ka një përvojë eksplorimi dhe shfrytëzimi nafte dhe gazi në det që nga viti 1972 është prodhuesi më i madh në Bashkimin Europian dhe në Europë kalohet vetëm nga Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar. Qeveria ka një objektiv maksimalist për klimën: zero emetime në vitin 2050 dhe reduktim me 70% deri në vitin 2030. Në përgjithësi Europa qëndron në krye të politikave mjedisore që kërkojnë ristrukturime të mëdha në industri që duket se po shkojnë drejt fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.