Irani pretendon se shkencëtari Fakhrizadeh u vra me armë të kontrolluara nga satelitë

Postuar në 06 Dhjetor, 2020 23:42

Autoritetet iraniane pretendojnë se shkencëtari i tyre kryesor për programin bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh u vra përmes një arme automatike të drejtuar në rrugë satelitore.

Fakhrizadeh po udhëtonte në një autostradë jashtë Teheranit…kur një armë automatike shënjestroi mbi fytyrën e tij dhe qëlloi 13 herë

deklaroi kundëradmirali Ali Fadavi, njëkohësisht zv.komandant i Gardës Revolucionare.

Sipas tij arma ishte montuar në një Nissan dhe qëlloi vetëm mbi fytyrën e shkencëtarit duke mos dëmtuar fare gruan e tij, vetëm 25 cm larg. Autoritetet iraniane kanë akuzuar grupimin MEK se qëndron pas vrasjes ndërkohë që mediat shtetërore pretendojnë se në vendngjarje janë gjetur armë izraelite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.