Ndahet nga jeta profesor Engjëll Dakli

Postuar në 04 Dhjetor, 2020 12:06

Është ndarë nga jeta profesori i inxhinierisë Engjëll Dakli, ish-ministër dhe ish-krtyetar i Bashkisë Elbasan. Një njeri më të vërtetë i rrallë, si profesionist, si pedagog, me një mirësi dhe optimizëm që vështirë se e has kund. Dakli, me origjinë nga Elbasani, por me rrënjë në Kosovë, ishte shtruar në Turqi ku po kurohej pasi ishte prekur nga CoVid-19. Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka shpërndarë këtë status në Facebook për profesorin që u nda nga kjo jetë: 

Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë, specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.

Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij.

Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi.

Koha kalonte e unë e kujtoja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje...e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por  e pashë se nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta.

Me shumë vështirë  duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar, për ta qetësuar, se a pi ujë firma ime...e qetësova dhe e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për  vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij.

Ngushëllime të përzemërta familjes Dakli !!!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.