Identifikimi biometrik, Hasa: Ka interes nga kompani që e kanë bërë këtë punë më parë

Postuar në 04 Dhjetor, 2020 20:01

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje përbën një nga risitë kryesore të procesit elektoral që do të zhvillohet më 25 prill.  Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, thotë se koha është e mjaftueshme për përmbylljen e projektit, por duhet që kryeministri të firmosë për buxhetin.

E rëndësishme është që ka pasur 6 kompani që i janë përgjigjur thirrjes. Koha është e mjaftueshme. Ka interes nga kompani që e kanë bërë këtë punë më parë. Duhet që procedurat të vijojnë pa vonesë. Qeveria e di që nga marrëveshja e qershorit për koston. Kryeministri e ka letrën mbi tavolinë”, tha ai.

Hasa theksoi se procesi mbikëqyret nga KQZ-ja si e tërë.

Të themi që e monitoron opozita, kjo është jorealiste. Ka një mbikëqyrje mbi procesin. KQZ si trupë e tërë. Ne duam që ky proces të përmbyllet sa më parë. Procesi të kryhet në zgjedhjet e 25 prillit në 100% të territorit siç është parashikuar. Nëse zvarritet përtej dhjetorit, atëherë do të thotë se ka keqdashje. Është një fazë që ka pasur vetëm interes për buxhetimin. Ajo që është e rëndësishme është që ka një buxhet dhe në momentin që hapet procedura, mund të jenë edhe 16 të tjera. Deri tani është bërë vetëm buxhetim dhe nuk ka pasur kritere të implementimit. Ka një kërkesë për buxhet dhe pret firmën e qeverisë që projekti të implementohet”, tha ai.

Sa i përket votimit të emigrantëve, Hasa tha se koha për realizimin mund të jetë e pamjaftueshme.

Ajo që është e vërtetë, është se ligji ka mbi 4 vjet që është aty. Një VKM u shfuqizua kur u bë i riu. Qeveria edhe pse e bëri ligjin në 2016 nuk e përdori kurrë. Nuk e di a ka më kohë”, tha ai

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.