CoVid-19 në SHBA, javë përpara se të konfirmohej në Kinë

Postuar në 03 Dhjetor, 2020 14:20

Kërkues të njohur amerikanë, përfshirë disa që punojnë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë evidentuar se Sars-Cov-2 ishte I pranishëm në SHBA që në dhjetor të vitit 2019, javë përpara sesa Kina të konfirmonte rastet e para në Vuhan.

Ky njoftim hap një dritare të re për hetimin e kësaj pandemie duke zhvlerësuar si të pavend tensionin mes SHBA dhe Kinës për këtë çështje, ndërkohë që hedh dyshime të mëdha mbi kapacitetin e shërbimeve të survejancës epidemiologjike në mjaft vende të zhvilluara.

Kërkuesit morën mostra gjaku të depozituara mes dhjetorit 2019 dhe janarit 2020 ku gjetën  antitrupa, çka provon ekspozim të mëhershëm ndaj CoVid-19 në Kaliforni, Oregon dhe Uashington.

Këto gjetje e ndërlikojnë hetimin ndërkombëtar mbi origjinën e pandemisë, ndërkohë që edhe në Itali, mjekët onkologë gjetën gjurmë të CoVid-19 që në nëntor duke e ndërlikuar panoramën e sëmundjes.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.