Ndërron jetë ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d'Estaing

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 23:59

Presidenca franceze ka njoftuar në këto orë se ka ndërruar jetë ish-presidenti, Valéry Giscard d'Estaing. 

Politikani i njohur ishte 94  vjeç dhe ishte shtruar per shqetësime kardiake që në mesin e muajit nëntor. Më herët ai ka qenë i shtruar në Paris për probleme ne mushkëri. 
Agjencia franceze AFP konfirmoi se d’Estaing ka qenë prekur nga CoVod-19. Ai drejtoi shtetin francez në vitet 1974-1981, më i riu në këtë detyrë, vetëm 48 vjeç. 

Një nga arritjet e tij ishte dekriminalizimi i abortit, divorci me mirëkuptim si dhe konsiderohej një eurofil i madh. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.