Kontrolli teknik i automjeteve do të kryhet nga DPSHTRR

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 09:47

Kontrolli teknik i automjeteve i rikthehet shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama, i cili bën me dije se nga janari i 2021 do të ketë disa risi që do të jenë lehtësuese për drejtuesit e automjeteve.

“Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet, mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit, tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.

Kontrolli teknik i automjeteve do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Deri më 31 dhjetor të këtij viti, kompania private SGS Automotiv Albania do të vazhdojë ta kryejë këtë shërbim në zbatim të kontratës koncesionare, pas shtyrjes që iu bë vitin e kaluar me 16 muaj.

Kjo kontratë duhej të përfundonte më 3 shtator të vitit 2019, por Ministria e Infrastrukturës zgjodhi të zgjasë afatin e koncesionit deri në dhjetor të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.