Kompania e lidhur me Zuckerberg përdor mostrat e gjakut të grave daneze pa lejen e tyre

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 11:16

Mostrat e gjakut të grave daneze pjesëmarrëse në një projekt kërkimor publik kanë përfunduar në duart e një organizate të themeluar nga CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. Denoncimi është bërë nga mediat daneze.

Në funksion të një studimi mbi shtatzëninë, mostrat e gjakut të 263 grave në Institutin Shtetëror të Serumit të Danimarkës  u përdorën edhe për një sipërmarrje biznesi privat të lidhur me Zuckerberg , pa dijeninë e tyre.

Mostrat e gjakut nga projekti kërkimor, i cili nisi në 2014, u dërguan në Universitetin Stanford, një institucion privat kërkimor në Kaliforni, ku ato u përdorën për të zhvilluar një test gjaku që zbulon lindjen e parakohshme. Drejtori i atëhershëm i SSI, Mads Melbye, së bashku me kolegët e tij amerikanë, themeluan një kompani private dhe në vitin 2018 hynë në një marrëveshje biznesi me Chan Zuckerberg Biohub.

Qendra kërkimore e lidhur me Zuckerberg patentoi testin e gjakut dhe "ka fituar kontrollin më të madh mbi të", raportoi Radio Daneze. Kompania gjithashtu thuhet se është përgjegjëse për komercializimin e testit.

Një ekspert në të drejtën e kontratave nga Shkolla e Biznesit në Kopenhagë i tha stacionit radifonik që marrëveshja e bashkëpunimit midis SSI dhe Chan Zuckerberg Biohub ishte një "marrëveshje e keqe për Danimarkën".

Zhvillimi i testit potencialisht fitimprurës ishte gjithashtu një marrëveshje e keqe për gratë e përfshira pa dëshirën e tyre. Ato kurrë nuk u informuan se gjaku i tyre do të transportohej në Shtetet e Bashkuara për analiza dhe gjithashtu nuk u vunë në dijeni se do të përdorej në funksion të interesave tregtare.

Megjithëse projekti origjinal SSI u miratua nga Komiteti i Etikës Shkencore i Danimarkës, qeveria e rishikoi këtë vendim dhe arriti në përfundimin se dërgimi i mostrave të gjakut në SH.B.A. pa pëlqim të qartë shkelte rregullat e përpunimit të të dhënave.

Melbye dha dorëheqjen nga SSI këtë verë. SSI ka kërkuar falje që nuk i ka informuar si duhet gratë për aspektet komerciale të projektit. Por nuk ka asnjë reagim nga Chan Zuckerberg Biohub.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Marreveshje w keqe per Danimarken? Cfare akyze eshte kjo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.