Debati për mbrojtjen, Europa preferon të mërmërisë sesa të artikulojë

Postuar në 29 Nëntor, 2020 13:59

Debati franko-gjerman për mbrojtjen europiane duket se po përcakton deri diku koherencën në vizionin për të ardhmen e BE-së. Kreu ushtarak i BE-së, gjenerali Italian, Claudio Graziano ka folur për këtë çështje në një intervistë për “Politico”. Sipas tij Europa duhet të rrisë kapacitetet dhe mund të bëjë diçka në këtë drejtim, ndërkohë që idetë qendrore që ndajnë Francën dhe Gjermaninë dallojnë në varësinë që duhet të ketë blloku nga SHBA.

Debati nuk është për autonomi prej dikujt, por për një ambicie për autonomi në kryerjen e diçkaje vetë, nëse kjo është e domosdoshme

është shprehur ai.

Gjenerali italian ka vënë theksin te bashkëpunimi me aleatët, sidomos NATO-n kur vjen pun ate mbrojtja. Megjithatë zgjerimi i kapaciteteve mbrojtëse të BE-së sipas tij do të sjellë përfitimin e zgjerimit të bazës industriale të BE-së dhe shkëputjen e bllokut nga varësia teknologjike e SHBA dhe Kinës.

Në thelb vërejtjet e gjeneralit italian shkojnë paralel me ato të artikuluara nga presidenti francez Macron, me dallimin se ato po thuhen në një formë më diplomatike. Është shumë e vështirë të operosh në një situatë të tillë konfuzioni, ku Gjermania, një vend që ka peshën kryesore, preferon të mbajë stemën amerikane në çështjet e mbrojtjes, por kur vjen puna në ndërmejtësimin e konflikeve si ai në Ukrainë, kërkon qasje të vetat. Nuk ka diplomaci efektive pa një forcë në mbështetje të saj dhe politika se diplomacia europiane do të ketë sukses duke përdorur shpatën e SHBA, është në thelb e destinuar të dështojë.

Mirë apo keq, presidenti i Francës është më logjik në qasjen e vet pasi vizioni gjerman praktikisht e redukton Europën në një histori suksesi vetëm në ekonomi. Por kjo nuk mund të vazhdojë gjatë, pasi ky vizion përgjithëson si zgjidhje një çast të lumtur në historinë e Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.