Agjencia Europiane e Barnave: Nuk çon virusi në vetëvrasje. Disa ilaçe, PO

Postuar në 29 Nëntor, 2020 14:23

Më 11 nëntor të këtij viti, kryeministri Edi Rama deklaronte publikisht ndër të tjera se:

Një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është edhe nxitja për të vrarë veten, e cila është e materializuar

Fjala është për virusin SARS-COV-2 dhe kryeministri atë kohë po replikonte me akuzat që i bëheshin qeverisë për vetëvrasjet në spitalet ku trajtohen pacientë me CoVid-19.

Ky paralajmërim, apo pohim është i paprovuar, por z. Rama mesa duket ose nuk di, ose e ka thënë pa u menduar gjatë atë që tha, ose ka dashur të justifikohet. Pak rëndësi ka kjo gjë sot. Problemet psikiatrike të pacientëve janë lidhur kryesisht me përdorimin e ilaçeve të caktuara dhe efekteve të tyre anësore. Diçka që në Shqipëri thuhet nën zë, siç ndodh me gjërat më të rëndësishme në këtë vend.

Së fundmi, një gjë e tillë është pranuar zyrtarisht nga Agjencia Europiane e Barnave e cika ka nisur një process rishikimi të barnave që përdoren për trajtimn e CoVid-19 pasi agjencia spanjolle e barnave ka njoftuar për 6 raste të shqetësimeve mendore si pasojë e përdorimit të Klorokinës dhe Hidroksiklorokinës mbi dozën e lejuar. Në kuadër të këtij njoftimi agjencia europiane ka rikonfirmuar efektet anësore të rënda në disa raste të rralla dhe për hidroksikolorkinën ka normuar se këto efekte mund të shfaqen 1 muaj pas përdorimit, kurse për klorokinën nuk është e qartë se cili është afati i shfaqjes. Efektet përfshjnë mendime iracionale, ankth, haluçinacione, konfuzion, depresion dhe mendime për vetëvrasje. Dikush t'ia thotë edhe kryeministrit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.