Vaksinimi në BE mund të nisë para fundit të vitit

Postuar në 25 Nëntor, 2020 12:03

Procesi i vaksinimit në Bashkimin Europian pritet të nisë në Krishtilindje, duke hapur kështu rrugën për kontrollin e pandemisë së CoVid-19. Associated Press citon një zyrtare të lartë të BE-së që ka folur për vaksinimin e qytetarëve të 27 vendeve anëtare të bllokut.

Komisioni Europian ka rënë dakord me 6 furnizues potencialë të vaksinës dhe po punon për një kontratë të shtatë përmes të cilave do të blihen 800 milionë doza për një popullsi prej 460 milionë banorësh.

Një ndër kontratat parashikon blerjen e 160 milionë dozave nga Moderna që pretendohet se është 94.5% efektive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.