Ndahet nga jeta Maradona, njeriu i një epoke

Postuar në 25 Nëntor, 2020 20:05

Nuk mund të kishte lajm më të keq 2020 sesa kjo që njoftohet sot me vdekjen e Diego Armando Maradonës. Hollësitë nekrologjike nuk kanë rëndësi në këtë rast, pasi lajmi është vetëm një: Maradona nuk është më. As fizikisht, as jashtë fushe. 

Maradona! Një emër që nuk ka nevojë për prezantim, një dukuri e natyrës në futboll, që plotëson kushtin për nostalgji të viteve ’80-90 të një brezi që e kishte futbollin ushqim shpirtëror të një lirie që mohohej thuajse kudo. 

Mund të ketë shumë debate për futbollistin më të mirë, për numrin dy dhe tre, për numrin e golave dhe cilësitë fizike. Pra për të gjitha parametrat që sot maten me Inteligjecën Artificiale. 
Por ka vetëm një fenomen, një karizëm që lëviz me topin: Maradona. 

Një njeri i rrallë që bashkoi në një të vetme talentin e rrallë për futbollin me aftësinë për të luajtur në fushë si në një skenë ku tifozët u bënë befas ekpi i tretë me tifon dhe olenë që nuk ndahej. 

Nga Argjentina e 1986-ës ku Diego dhuroi atë dramë të papërsëritshme, te Napoli me Karekën që e ktheu Serinë A në festë ndërkombëtare, Maradona mbetet padyshim njeriu i fushës, i një kohe ku futbolli ishte spektakël, sport dhe festë. Ishte kjo gjeni e tij që ia fali fatin e një goli me dorë dhe një goli të papërsëritshëm për nga eleganca e realizimit në ndeshjen me Anglinë nën komentin epik të Morales: 
Gooooooool!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.