Rusia është fuqia kryesore detare në Mesdhe

Postuar në 23 Nëntor, 2020 15:39

Balanca e fuqisë në Mesdhe ka ndryshuar. Të paktën këtë mendon ish-kreu i Forcave të Armatosura të Italisë, admirali Luigi Binelli Mantelli.

Rusia është fuqia detare dominues në Mesdhe, e ka fituar këtë rol në terren. Rusia do të kërkojë të ndërtojë një bazë detare në Libi dhe ka një bazë të avancuar në Siri

ka deklaruar Mantelli në një intervistë për EuObserbver.

Sipas tij mjetet që sigurojnë këtë epërsi janë dy fregata modern, dy nëndetëse dhe një destrojer, të gjitha të pajisura me sisteme raketore ujë-ajër dhe të stacionuara në vijimësi në Mesdhe. Ai ka shtuar se edhe Turqia po rrit peshën e saj në zonë dhe se “kohët e arta” të Perëndimit kanë perënduar me kohë. Një pohim ky që duket disi i nxituar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.