Putin: Tërheqja e Armenisë nga marrëveshja e paqes për Nagorno-Karabakhun, do të ishte vetëvrasje

Postuar në 19 Nëntor, 2020 11:55

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se tërheqja e Armenisë nga marrëveshja e paqes për Nagorno Karabakhun negociuar ditë më parë me Azerbajxhanin, do të ishte një akt vetëvrasës. Putin e ka përcjellë mesazhin e tij përmes një interviste televizive duke nënvizuar se Armenia duhet t’i përmbahet marrëveshjes. Marrëveshje ka hapur rrugën e lëshimeve territoriale në favor të Azerbajxhanit, çka ka provokuar protesta të mëdha në Armeni që kanë vënë në vështirësi qeverinë e Nikol Pashinyan, madje një javë më parë shërbimet armene deklaruan se kishin parandaluar një atentat ndaj tij. Lidhur me këtë situatë, Putin tha se:

Një vend që është në luftë apo nën rrezikun e incidenteve, siç ka qenë gjithënjë në vitet e shkuara, nuk mund t’ia lejojë vetes të sillet në këtë mënyrë, përfshirë sferëne organizimit të pushtetit, apo të ndajë shoqërinë. Mendoj se kjo është absolutisht e papranueshme, kundërproduktive dhe skajshmërisht e rrezikshme

I detyruar të përgjigjet për atë që ka firmosur, Pashinyan ka bërë të qartë se nuk do të largohet, por ka sugjeruar një plan daljeje me 15 pika.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne cilen pjese te citimit permendet fjala vetevrasje?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.