Të nuhasësh Europën e dikurshme

Postuar në 17 Nëntor, 2020 13:23

Nga aroma e një puroje tek aroma e trëndafilave. Me nuhatjen mund të kthehesh në të shkuarën. Tani studiuesit janë angazhuar në një projekt që ka një objektiv të tillë. Shkencëtarët, historianët dhe ekspertët e inteligjencës artificiale në të gjithë Britaninë e Madhe dhe Evropë kanë njoftuar se po bashkohen për një projekt me vlerë 2.8 milion €, që mban emrin "Odeuropa" për të identifikuar dhe madje edhe rikrijuar aromat që do të jenë ndier midis shekujve XVI-XX.

"Sapo të fillosh të shikosh tekstet e shtypura të botuara në Evropë që nga viti 1500 do të gjesh shumë referenca për të nuhatur, nga aromat fetare - si aroma e temjanit - deri te gjërat si duhani", thotë Dr. William Tullett i Universitetit Anglia Ruskin në Kembrixh, një anëtar i ekipit Odeuropa dhe autori i “Era në Anglinë e Shekullit të Tetëmbëdhjetë”.

Hapi i parë në projektin tre-vjeçar, i cili pritet të fillojë në janar, do të jetë zhvillimi i inteligjencës artificiale për të kontrolluar tekstet historike në shtatë gjuhë për përshkrimet e aromave - dhe kontekstin e tyre - si dhe gjetjen e sendeve aromatike brenda imazheve, siç janë pikturat. Ky informacion do të përdoret për të zhvilluar një enciklopedi në internet të erërave evropiane, përfshirë “biografi” të aromave të veçanta, së bashku me njohuritë për emocionet dhe vendet që lidhen me aroma të caktuara. Një pjesë e madhe e projektit ka për qëllim të nxjerrë në pah atë se si kuptimi dhe përdorimet e erërave të ndryshme kanë ndryshuar me kalimin e kohës, diçka që tregon edhe historinë e duhanit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.