Erdogan rrëzon idenë e federalizmit për Qipron: Të negociojmë zgjidhjen e dy shteteve

Postuar në 15 Nëntor, 2020 22:44

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka riprovokuar sërish mjedisin ndërkombëtar teksa me rastin e 37-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Turqve Qipriotë ka propozuar një formulë ndryshe për zgjidhjen e çështjes së ishullit të shumëdiskutuar. Sipas Erdogan ideja e dy shteteve duhet negociuar meqenëse siç tha ai:

në ishull ka dy popuj dhe dy shtete

Deri më tani zgjidhja është parë në kuadër të një formule të federalizmit mes grekëve dhe turqve.  Madje pak ditë më parë përfaqësuesit e dy komuniteteve janë takuar në prani të një përfaqësueseje të OKB-së, duke dhënë sinjale se diçka e mirë po lëvizte. Aktualisht qëndrimi I Erdogan minon përpjekjet e deritanishme duke kërkuar në tryezë ndarjen e Qipros. Më tej presidenti turk ka përsëritur se kërkimet e anijeve turke për hidrokarbure në Egje do të vazhdojnë deri sat ë arrihet një rregullimi i ndershëm.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Erdogan nuk ka minuar asgje sepse popullsia greke e vendosi me vote te lire ne prill te 2004 mos bashkimin e ishullit.
C'fare te bejne turqit qipriot? Te presin se mos u vjen ndonje mrekulli nga qielli?
Vete politika e BEse eshte turkofobe karshi ishullit. Te mos ishte Turqia, turqit e ketij ishulli do te kishin perfuanduar sikur popullsia Baske e Spanjes. Erdogan nuk po thote as me shume e as me pak c'ka e tha referendumi i qipros greke.

Submitted by Marjan Gazzulli (not verified) on

Erdogan nuk ka ndonje aresye serioze te perfundoje ate cka tha gjate vizites ne Qipron Turke. nese ajo do te njihej nderkombetarisht, Erdogan nuk do kishte ndonje fitim te madh, pasi automatikisht e gjithe bota dhe Evropa ne krye, do bente nje sy sy qorr e vesh shurdh per cfaredo qe do bente Erdogan aty. Dhe ai nuk e do kete. Erdogan do detin qe rrethon Qipron, por e do perderisa Qipro te jete anetar i BE. Erdogan do te ankoroje anijet aty, do baza aty, sepse ata jane ne nje toke qe nderkombtarisht njihet akoma si vend i BE.
Erdogan thote qe ka ardhur koha te braktiset ideja e federalizmit, pasi mrekullisht shfrytezon paaftesite totale te Evropes per te marre hapa serioze drejt bashkimit.
Padyshim shfrytezon edhe faktin qe Qipro Greke dhe te Greqia vete pretendon ta zgjidhe krizen ne nje menyre shume shume te njeanshme dhe me perfitime qe jane me te medha sesa e kane takatin ti mbartin.
Erdoganit i intereson kjo gjendje, terhiq e mos keput deri ne momentin qe te bindet qe ose ka, ose nuk ka nafte e gaz aty ku po kerkon. Nese gjen, automatikisht do pretendoje te mbylle krizen ne menyren maksimaliste per te. Nese nuk gjen, do shtrihet edhe nje hap me shume ne cilindo drejtim te mundshem pa prekur interesat Egjiptiane, Izraelite, Greke apo Italiane. Per Qipron nuk ka si ti behet vone se nuk ka gje te ndare akoma me mes veriut e jugut.
Ne kete mes Evropa as nuk mund te thote gje aq me teper te veproje. Pasi jane greket fillimisht qe me kerkesat e tepruara i lene shteg veprimi erdoganit, dhe paralizojne ndonje Evropen.
E gjitha cka po ben Erdogan eshte se po fiton kohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.