Nga timoni në tepsi/Edi Rama cakton zv.ministër të Financave "ekspertin që flet brroçkulla"(video)

Postuar në 11 Nëntor, 2020 17:32

Sot mediat kanë raportuar se kryeministri Edi Rama ka emëruar në detyrën e zv.ministrit të Financave, Besart Kadinë, i trajtuar si ekspert ekonomie dhe me funksione në Partinë Demokratike. Kadia është i disati zyrtar “opozitar” që merr funksione publike nga qeveria e z. Rama,  e cila sipas një zhargoni të Qëndrestarëve do të duhet të njihet si qeveria e Neobllokmenëve. Në fillim Visho Ajazi që shkoi ambasador, më tej Ridvan Bode në Bankën e Shqipërisë, tani Kadia. Siç mund të shihet z. Rama nuk heq dorë nga bashkqeverisja. Jo me PD-në, aboslutisht jo. Por me ekselentët. Për Ridvan Boden gënjeu delet e Shqipërisë me tezën se është ekspert i mirë dhe “vendit i duhen ekspertët”. Për Kadinë ka thënë se flet brroçkulla. Shikojeni këtu në qershor 2017 se çfarë thoshte z. Rama për dy sinkrone të thata të Kadisë:

Sot zv.ministër Boti. Si vallë ndodhin këto gjëra?

Mirë z. Rama se nga rruga e lëpirjes së asaj që pështyn vjen dhe tanimë nuk ka balash në Shqipëri të mos e njohë kush është, por çfarë të thuash për Kadinë dhe opozitën e kadinjve? Thonë se në vitin 2015-2016 z. Rama ia referuan me shqetësim dukurinë e ikjes së shumë qytetarëve nga vendi. Përgjigja sipas disa burimeve: Kush ka dy pare mend do ikë, na duhen budallenjtë këtu. Si strategji nuk është keq. Nga tepsia në timon, nga timoni në tepsi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.