Njoftohet marrëveshje tripalëshe për mbylljen e konfliktit në Nagorno-Karabakh

Postuar në 10 Nëntor, 2020 02:51

Mediat raportojnë se pas një muaji konflikti ushtarak, Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për ndalimin e luftimeve. Vendimi është njoftuar së pari nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe është konfirmuar më vonë nga presidenti azer, Ilham Alyiev.

Deklarata tripalëshe do të jetë një pikë kyçe në rregullimin e konfliktit

citohet  të jetë shprehur Alyiev gjatë një bisedimi online me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky i fundit ka njoftuar se në Nagorno Karabakh do të dislokohen paqeruatjës rusë, në korridorin mes këtij rajoni dhe Armenisë. Lajmi është mirëpritur edhe nga lideri i Nrajonit, Arayik Harutyunyan i cili ka bërë thirrje për dhënien fund sa më shpejt të luftimeve. Nga pikëpamja ushtarake Azerbajxhani është në pozita më të mira, pasi për gjashtë javë ka arritur të marrë territore në rajon. Kjo është pranuar edhe nga kryeministri armen, sipas të cilit:

kjo nuk është fitore, por as humbje përderisa nuk ke deklaruar humbjen

Ai ka shtuar se vendimi është konsultuar me ekspertët më të mirë të fushës duke vlerësuar se ky moment do të shërbejë për nisjen e një ere të re për unitetin kombëtar. Azerbajxhani pretendon se ka arritur të marrë pjesën më të madhe të territorit që humbi gjatë konfliktit të viteve 1991-1994.

Comments

Submitted by Te fundit nga Shushi (not verified) on

Marreveshja e sigluar midis Azerbaixhanit, Moskes dhe Armenise, erdhi si pasoje e nderhyrjes ushtarake te Azerbaixhanit dhe u vulos pas marrjes nen kontroll te Sushit duke shkeputur keshtu qytetin me te madh te rajonit Stepanakert nga lidhja me Armenine.
Trupat azere ishin 5 km larg Stepanakert. Marreveshja parashikon terheqjen e te gjithe trupave armene nga rajoni dhe vendosjen e rreth 2000 forcave ruse paqeruajtese per nje periudhe 5 vjecare. Te dyja palet do te mbajne gjendjen aktuale. Nderkohe do te hapet nje korridor per te lidhur Stepanakert me Armenine. Nderkohe ne te njejten kohe eshte firmosur edhe nje marreveshje tjeter Rusi-Turqi qe ka te beje me marreveshjen e pare. Armepushimi ka hyre ne fuqi sot ne oren 1 te nates me oren lokale nderkohe qe ne Armeni kane shperthyer protestat. Eshte sulmuar zyra e kryeministrit dhe rrahur kryetari i kuvendit nga protestuesit. kthimi i territoreve te pushtuara nen kontrollin e Azerbaixhamit pritet ti jape fund konfliktit 30 vjecar

Submitted by Aqif (not verified) on

Kjo marreveshje pritej dhe ishte vene mbi tryeze para tre javesh, qysh kur Rusia e ndaloi Pashinianin te mos njihte Karabakh si republic pasi "do t'a humbte fare" lidhjen...
Marreveshja eshte e rendesishme si per palet nderluftuese edhe per ato negociuese. Per keto te fundit eshte merite sepse ashtu si ne Siri, edhe ne kaukaz del qarte se Perendimi nuk vendos kurre Paqe por mbjell mollen e sherrit qe merr me qafe jete njerezish dhe rrenon ekonomite e vendeve.
Azerbaijanit deri ne dhjetor i kthehen 3 rajonet e mbetura nga 7 qe Armenia i kishte pushtuar perreth Karabakh ; Agdam, Kelbecer dhe Lachin pasi tectjerat u cliruan pergjat javeve te fundit.
Shusha mbetet nen ushtrine Azere pasi ka nje domethenie per azeret si kryeqyteti i Karabakh.
Armenia do te ndertoje nje koridor lidhes me Stepanakert brenda tre viteve nepermjet Lachin. Mbi 2 mije trupa ruse do te mbikqyrin Paqen ne Karabakh ku, atyre do te iu bashkohen edhe paqeruajtesit turq.
Cdo 5 vjet behet rishikimi i paqeruajtesve me marreveshjen e Armeneve dhe Azereve ku, te dy vendet duhet te bien dakort per qendrimin e tyre.

Kjo marreveshje eshte aq fituese per Paqen ne rajon po aq poshteruese per Francen dhe SHBA qe per 30 vjet mbuluan me pluhur e myk dosjen per Karabakh. Patjeter eshte fitorja me e madhe per Carin rus dhd Sulltanin e madherishem te Istanbul.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.