Diçka po ndodh në spitalet publike. Tjetër tentativë vetëvrasjeje tek Infektivi

Postuar në 10 Nëntor, 2020 15:05

Një tjetër pacient i prekur me CoVid-19 ka tentuar sot vetëvreasjen duke u hedhur nga katit i dytë i Spitalit Infektiv. Qendra Spitalore Universitare ka reaguar duke formuluar të njëjtat fjali standarde:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik. Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor! Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!

Raportimet për situatën brenda në spitale janë nga më të ndryshmet, por një gjë nuk e mohon dot kush: korrupsionin që gëlon në to. Kemi katër raste vetvrasjeje në spitalet publike dhe nuk kemi konkluzione reale për shkaqet e tyre. nga ana tjetër, një pjesë e madhe njerëzish po kurohen në shtëpi, madje edhe nën oksigjen, por nuk ka asnjë rast të vetëm me tentativë vetëvrasjeje. Diçka mbetet për t’u sqaruar në këto kushte, qoftë edhe për trajtimin me medikamente që jepet në spitalet publike.

Antibiotiku pranohet edhe nga OBSH si mjekim për të luftuar infeksionet e mundshme bakteriale që mund të mbivendosen me infeksionet virale, por ai nuk mund të përdoret sipas OBSh-së kundër CoVid-19. Në Shqipëri recetat e çdo mjeku thuajse për dikë që është dyshuar apo testuar me koronavirus, përmbanë që në fazën e parë 3 antibiotikë, dy antiviralë, kortizonikë dhe vitamina. Çfarë mbetet për fazën e hospitalizimit është diçka që nuk e di kush, ndërkohë që ka debate të mëdha edhe ndërkombëtare për mënyrën dhe kohën e intubimit.

Në çdo rast, qeveria ka detyrimin të bëjë transparencë se çfarë ndodh brenda spitaleve publike që nuk janë burgje. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka patur ankesa për mosdhënie informacioni edhe ndaj familjarëve, diçka e papranueshme. Jemi ende në fazën e ngjitjes dhe prishja e humorit të një shoqërie ede kështu në krizë, nuk është një provokim i dobishëm dhe pa rreziqe.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Shqiperia eshte vend ideal per testim ilaçesh sepse jeta e njeriut kushton shume pak! Po Taulant Balla thote qe keto vetevrasje po ndodhin kudo.

Submitted by Aqif (not verified) on

Andreas, keta perendimoret jane nipat e Diplomatit dhe Filozofit Johann G Hahn qe thoshte se ne alpet e Veriut "gjeti njerez me bisht".
Prandaj bejne experiments me shqiptaret, ne vend te laboratoreve me majmune, e kane kthyer Shqiperine ne nje vend te tille.
Rruga drejt bashkimit Evropian ka shume detyra dhe surpriza, eshte veshtire por ne fund ku popull do te kenaqet kur tia rrasin bananen ne goje sikur majmunit. Pasi, e meriton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.