Amazon, nën akuzën e legjislacionit antitrust në BE

Postuar në 10 Nëntor, 2020 12:30

Kompania “Amazon” e Jeff Bezos do të vihet para akuzave që rrjedhin nga legjislacioni antitrust në Europë. Akuzat janë ngritur nga Komisioni Europian, sipas të cilit “Amazon” ka përdorur në mënyrë të njëanshme të dhënat e palëve të treta në funksion të favorizimit të shitjes së disa produkteve. Hetimi ka rreth një vit që ka nisur dhe ndër të tjera është vlerësuar mënyra sesi përdoren të dhënat e palëve të treta edhe në funksion të ekspozimit të mallrave në të ashtuquajturat Kuti të Blerjes – Buy Box.

Akuza vjen pas veprimeve të ngjashme të autoriteteve në SHBA kun ë një raport të miratuar na Kongresi, Amazon renditet krahas Google, Apple dhe Facebook, për praktikat e tyre në përdorimin e të dhënave dhe favorizimin e produkteve të veta në raport me rivalët e tregut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.