1 vit padituri apo gënjeshtër? Zbulohet se antitrupat e të ftohtit të zakonshëm të mbrojnë nga CoVid-19

Postuar në 07 Nëntor, 2020 13:07

Lajmet me shkencë dhe studime për pandeminë dhe koronavirusin, vijojnë të ofrojnë shembuj sesi mbarë bota adoptoi politika të paqarta për menaxhimin e kësaj situate të pazakontë. Nëse kthehemi pas në kohë, do të lexojmë se në fillim shumë vende morën si pikë referimi përvojën kineze që kishte si politikë kryesore karantinimin e plotë. Mandej testim me tampon, analizë gjaku, skaner. Me ardhjen në Europë virusi u trajtua si diçka tërësisht e re, ndaj të cilit njeriu nuk kishte imunitet. Organizata Botërore e Shëndetësisë bënte thirrje të përditësuar për larje duarsh, distancim, mbajet maske dhe karantinim. Në skenë dolën asimptomatikët, pra njerëz që ishin infektuar, por nuk jepnin simptoma.

Në këtë fazë lindi një lloj debati mes infeksionistëve, epidemiologëve dhe imunologëve, për interpretimin e sëmundshmërisë së krijuar nga virusi. Në një artikull të qershorit, imunologu zviceran Beda M Stadler vinte në dukje se menaxhimit të pandemisë i mungonte perspektiva imunologjike që nuk pranon konceptin e asimptomatisë në një sëmundje të re. Shpjegimi sipas tij me asimptomatikët vjen nga fakti se njerëzit kanë një imunitet të zhvilluara ndaj koronavirusit Sars Cov-2, për shkak të prekjes nga koronaviruese të tjera që shkaktojnë të ftohtin e zakonshëm. Teknikisht kjo merr kuptim duke kuptuar sesi vepron imuniteti i cili nëse identifikon sekuenca genetike të ngjashme me sekuenca të viruseve të mëparshëm e ka mekanizmin për të vepruar.

Teza të tilla u injoruan për shkak se nëse ato pranohen, të gjitha institucionet duhet të pranojnë se në të vërtetë CoVid-19 nuk është një virus i ri në raport me sistemin imunitar. Dhe që këtej edhe masat e marra vihen në diskutim shumë seriozisht. Mirëpo së fundmi, kur kanë kaluar rreth 11 muaj nga nisja e pandemisë, shkencëtarët po pranojnë se shumë njerëz kanë patur paraimunitet ndaj koronavirusit për shkak të ftohjes së zakonshme. 

Agjencia “Reuters” raportonte dje se studime të fundit provojnë se antitrupat e gjeneruara nga prekja e një të ftohti të zakonshëm, neutralizojnë CoVid-19, madje ata reagojnë ndaj një rajoni të caktuar të proteinës së virusit të ri, të quajtur S2. Kjo e fundit duket se është një pikë e dobët për virusin dhe mund të shërbejë për të konceptuar vaksina shumëfunksionale ndaj disa koronaviruseve. Përtej këtij aspekti, i njëjëti studim vë në dukje mënyrën sesi CoVid-19 infekton qelizat, ndërkohë që përdorimi i skanerit konsiderohet si më efektiv se tamponi. Ajo çfarë rezulton që këtu është se marzhi i gabimit të mjekësisë në sugjerimet e bëra është i jashtëzakonshëm dhe një ndër problemet kryesore që vihet re është refuzimi për të pranuar propozime “atipike” në raport me atë që institucionet intuitizojnë.

Pohimi se njerëzit kanë sistem imunitar që e njeh virusin ka pasoja të mëdha dhe ai nuk mund të injorohet. Nga ana tjetër, përdorimi i azitromicinës dhe antibiotikëve të tjerë jep shpjegim vetiu në këtë kuadër për efektivitetin e vet, sikundër kjo provon edhe pse njerëz që kanë kaluar të ftohtë të zakonshëm më herët, kanë patur një përvojë jo aq dramatike me prekjen nga CoVid-19.

Çështja është se nga ky pohim deri te adoptimi i politikave do duhet ende kohë dhe çfarë është më çorientuese është mungesa e konsensusit në komunitetin shkencor. P.sh pasi OBSh-ja skualifikoi hidrokisklorokinën si medikament me efekt ndaj virusit, së fundmi në media po dalin mjekë që thonë se kjo barnë ka efekt. E njëjta për antiviralë të ndryshëm që janë në qarkullim, pa folur pastaj për situatën në spitale, kohën e përdorimit të oksigjenit, intubimin etj..

Ne e njohim virusin më mirë-, dëgjohen të thonë mjekë të ndryshëm. Në fakt gabimet dhe improvizimet vazhdojnë të jenë po ato, ndërkohë që sugjerimet racionale po shtyhen në kohë. Është e qartë: pandemia provoi dështimin e sistemit të kërkimit shkencor në mbarë Perëndimin.

Comments

Submitted by pdisti (not verified) on

por u zbulua dhe marredhenia e turpshme qe keta shkencetare kane me investitorin e tyre te pare: shtetin. E tera ne dem te qytetarit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.