Infektohet në ceremoninë mortore të Amfilohijes, Patriarku i Kishës serbe, Irinej

Postuar në 05 Nëntor, 2020 22:20

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, është viktima e radhës e CoVid-19 dhe sipas mediave ai ëhstë infektuar gjatë ceremonisë mortore të Amfilohije Radoviçit, klerikut të lartë malazez.

Në ceremoni morën pjesë shumë njerëz, madje disa prej tyre u filmuan duke puthur kufomën e klerikut, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për rrezikun që paraqiste një pjesëmarrje e tillë.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zv.kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.

Irinej aktualisht nuk ka simptoma, ndërkohë që edhe Amfilohije thuhej se ishte shprehur se pelegrinët janë vaksina e Zotit dhe nuk mbante maskë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.