Zhvillohet takimi i parë informal mes dy përfaqësuesve të Qipros

Postuar në 04 Nëntor, 2020 22:37

Është zhvilluar dje në zonën e ndërmjetme në Nikozia të Qipros takimi i parë informal mes presidentit të Qipriotëve greke, Nicos Anastasiades dhe presidentit Eris Tartar të Qipriotëve Turq. Takimi është zhvlluar nën ndërmjetësinë e Elizabeth Spehar, kreu i Forcës Paqeruajtëse të OKB-së në Qipro dhe ai ka zgjatur dy orë.

Sipas njoftimeve për shtyp takimi është konsideruar si një hap i parë qoftë edhe për të dhënë mundësinë e njohjes personale reciproke të të dy liderëve politikë. Ai është cilësuar nga përfaqësuesja e OKB-së si një takim që është zhvilluar në një atomsferë sinqeriteti gjatë të cilit të dy liderët kanë theksuar vendosmërinë për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për mbajtjen e një takimi pesëpalësh me 3 shtete si garantues+OKB-në në një mjedis të përshtatshëm.

Është koha për t’u ulur në tryezë me ide të reja

citohet të jetë shprehur përfaqësuesi turk, Tatar.

Ai ka shtuar se në takim janë diskutuar të gjitha çështjet si çështja e burimeve hidrokarbure, heqja e embargos së armëve për Qipron Greke nga SHBA etj..

Ne parashtruam pozicionin tonë dhe u larguam nga takimi jo shumë të dëshpëruar dhe pa fyer kënd. Për ne është shumë e rëndësishme të veprojmë në harmoni me Turqinë për çështjet kryesore

ka shtuar ai.

Çështja e Qipros është një dritare për qetësimin e raporteve greko-turke që kanë fituar një pushim pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë pak ditë më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.