Protesta në Tajlandë kundër ndalimit të Pornhub

Postuar në 04 Nëntor, 2020 16:40

Qeveria tajlandeze ka provokuar reagime të shumta me anë të vendimit të saj për të ndaluar shfaqjen në territorin e vendit të 191 faqeve me përmbajtje pornografike. Mes këtyre faqeve është edhe Pornhub, faqja më e klikuar e industrisë pornografike në botë. Pikërisht ndalimi i kësaj të fundit është bërë më së shumti temë debate. Ministri i Dixhitalizimit Puttipong Punnakanta ka deklaruar se bllokimi vjen si pasojë zbatimit të ligjit për krimin kibernetik, ndërkohë që vetë faqja njofton se tajlandezët qëndrojnë më shumë se kushdo tjetër në botë aktiv në shfletimin e saj. 11 minuta e 21 sekonda është koha mesatare e çdo përdoruesi nga Taljanda në Pornhub, ndoshta një nënkulturë kjo e një vendi të tërë.

Ne duam sërish Pornhub. Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin

proteston grupi Anonymous Party.

Një efekt anësor i kësaj mbylljeje është rritja me 640% e kërkimeve nga Tajlanda përmes Rrjetjeve Private Virtuale – VPN – që është një mënyrë për të anashkaluar censurën e vendosur. Vendimi ngjan tipikisht kundërpolitik në kushtet kur Tajlanda prej muajsh ka probleme me kundërshtimin e kryeministrit Prayuth Chan-ocha, një ish-drejtues i Juntës Ushtarake, të cilit i kërkohet dorëheqja, ndërkohë që pretendime të shumta ka edhe për kufizimin e pushtetit të mbretit Maha Vajiralongkorn.

Nëse dikush nuk e urren qeverinë ushtarake, tani me gjasë e urrejnë

shkruhet në rrjete sociale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.