Zbulohet aktivitet i pazakontë sizmik në nëntokën e Europës Veriore

Postuar në 01 Nëntor, 2020 23:22

Studiuesit e NASA-s, Akademisë Mbretërore Holandeze të Shkencave dhe Byrosë së Minierave Nevada kanë zbuluar aktivitet sizmik nën një rajon të Evropës Veriore. Ky aktivitet është më i fuqishëm se sa mendonin shkencëtarët më parë. Zona në fjalë nis në rajonin Eifel të Gjermanisë dhe përfshin pjesë të Belgjikës, Holandës, Francës dhe Luksemburgut.

Gjetjet sugjerojnë që ky rajon është një sistem aktiv vullkanik. Ai është edhe sizmikisht shumë më aktiv se shumë nga “pikat e dobëta” në Evropë midis rajonit vullkanik Eifel dhe Alpeve

thotë Paul Davis, profesor i kërkimit të gjeofizikës në UCLA dhe autor i studimit.

Studimi regjistroi lëvizje delikate në koren e Tokës të cilat ishin të papritura, gjë që të lë të kuptosh se rajoni është akoma vullkanikisht aktiv. Shkencëtarët ishin në dijeni se poshtë eoneve ka pasur aktivitet vullkanik, por mendohej se ishte në gjumë, që pas shpërthimit të fundit 11 000 vjet më parë. Por ekipi zbuloi se rajoni po rritet dhe zgjerohet - aktivitet që është i pazakontë në Evropën Veriore. Lëvizjet janë vetëm në rendin e disa milimetrave në vit, por në aspektin gjeologjik, kjo ka shumë rëndësi.

Të dhënat GPS që janë përdorur për të gjithë Evropën perëndimore zbuluan se si toka po lëviz vertikalisht dhe horizontalisht. Në përgjithësi, lëvizja merr një formë të ngjashme me kupolën, çka sugjeron se shkëmbi i shkrirë nën sipërfaqen e Tokës po ngrihet drejt sipërfaqes, duke shkaktuar shtrembërim.

Duket qartë se diçka po piqet nën zemrën e Evropës veri-perëndimore”, thotë Corné Kremer i Universitetit të Nevadas.

Studiuesit do të vazhdojnë monitorimin e zonës për të kuptuar më mirë rreziqet e mundshme. Përfundimet e studimit janë botuar në edicionin e fundit të “Geophysical Journal International”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.