Ndërron jetë Sean Connery

Postuar në 31 Tetor, 2020 14:56

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare aktori i njohur me origjinë skoceze, Sean Connery. Sipas raportimeve në media, Connery ka qenë në Bahamas dhe ka vdekur në gjumë.

Connery është një ndër emrat më të njohur të kinemasë botërore dhe karriera e tij shtrihet në 50 vjet, duke hyrë në kujtesën e të gjithëve me rolin e tij të James Bond. Connery fitoi Oscar me rolin e tij në filmin “Të Paprekshmit” në vitin 1988, por u dallua edhe në filma si “Tetori i Kuq”, “Malësori”, “Indiana Jones”, “Kryqëzata e fundit” dhe “Shkëmbi”. 

Në vitin 2000 Connery u nderua nga mbretëresha e Anglisë me titullin e kalorësit. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

I madh! U perpoq per panvarsine e Skocise nga Anglia, por nuk e arriti kete dite!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.