Dëmtimet në tru, të zakonshme te pacientët e prekur nga CoVid-19

Postuar në 31 Tetor, 2020 17:14

COVID-19 prish funksionin normal të trurit të pacientët e infektuar. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, pasi rishikuan 84 studime që përfshijnë më shumë se 600 pacientë të diagnostikuar me COVID-19. Mosha mesatare ishte 61 vjeç: dy të tretat e pacientëve ishin burra, ndërsa një e treta ishin gra. Autorët e studimit ekzaminuan rezultatet e elektroencefalogramëve të pacientëve - të njohur si EEG, dhe zbuluan se anomalitë e trurit në pacientët me COVID-19 ishin "të zakonshme".

Studimi evidentoi një ngadalësim të përhapur të valëve të trurit, gjë që sugjeron se truri nuk  funksionon aq mirë sa zakonisht. Në mënyrë të veçantë, kjo u vu re te meshkujt në moshë. Kjo gjetje shkon paralel me hulumtimet e fundit, që kanë zbuluar se virusi është më vdekjeprurës te të moshuarit dhe sidomos te meshkujt.

Ky nuk është studimi i parë që lidh COVID-19 me ndikimet në tru. Në një studim të mëparshëm, botuar në revistën “Brain, Behavior dhe Immunity” në korrik 2020, falë rezonancës magnetike u zbuluan “anomali të materies së bardhë të trurit të tilla si gjakderdhje të vogla dhe goditje në tru” te ​​pacientët me COVID-19.

Studiuesit thonë se pasi infektohet me Covid-19, organizmi bëhet më i prirur për mpiksjen e gjakut, çka e bën trurin dhe organet e tjera të ndjeshme ndaj goditjeve. Goditjet e vogla mund të shoqërohen me dëmtime të trurit dhe madje edhe me kriza. Mbetet e paqartë nëse disa nga këto ndryshime të trurit, të lidhura me COVID-19, janë të përkohshme. Studiuesit thonë se ka shumë të ngjarë që shumë prej këtyre dëmtimeve të jenë të përhershme.

"Çdo dëmtim i trurit ka të ngjarë të jetë i përhershëm pasi truri nuk është një ind që mund të rigjenerohet vetë", thonë ata. Nuk është e qartë nëse këto dëmtime shpjegojnë edhe sjelljen e disa pacientëve gjatë sëmundjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.